Shqip - 17ShqipShfaqja e telekomandës në ekran (telekomanda virtuale)Shtypni butonin KEYPAD për të shfaqur telekomandën virtuale në ekran. Mund t'i fusni me lehtësi shifrat, të kontrollonimaterialet dhe të përdorni butonat e televizorit me anë të telekomandës virtuale.- Butonat e telekomandës virtuale mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të televizorit.Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandëne televizorit (Konfig. i telekomandës universale)Sistemi > Konfig. i telekomandës universale- Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve tëkinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorurtelekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung metelekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni "e-Manual".- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.Konfigurimi i telekomandës universaleLidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendosenitransmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë,nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn nëtransmetimin e sinjalit të telekomandës.- Kur përdorni pajisje të jashtme të regjistruar me telekomandën universale në Samsung Smart Control, mund të përdornipajisjen e jashtme pa lidhur kabllo zgjatuese infrakuqe. Megjithatë, nëse dëshironi të përdorni pajisje të jashtme me anëtë Kontrolli zanor, sigurohuni që të lidhni një kabllo zgjatuese infrakuqe.10 cmKomandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.2. Zgjidhni Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit tëtelekomandës universale.3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.