Shqip - 24LicencatThe terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks orregistered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.Paralajmërim për figurat statikeEvitoni shfaqjen e figurave statike (si p.sh. skedarë fotosh jpeg), të elementeve të figurave statike (si p.sh. logot e programevetelevizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose programet me panorama ose në format figure 4:3. Shfaqjae vazhdueshme e figurave statike mund të shkaktojë djegie të figurës në ekranin LED, gjë e cila ndikon në cilësinë e figurës.Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më poshtë:• Evitoni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.• Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për njëpërshtatje sa më të mirë.• Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.• Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Drejtojuni manualitelektronik për më shumë hollësi.Rekomandim - vetëm për BE-nëSamsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse tëDirektivës 1999/5/KE.Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product Supportdhe futni emrin e modelit.Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi,kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për tëparandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje ngallojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe simund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dheaksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.Hedhja e duhur e baterive të produktit(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhenbashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur,kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mundtë dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhericiklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.