SQ-157.1 KONTROLLET NË ZONËPërpara se të nisni punën në sisteme që përmbajnë agjentë të ndezshëm ftohës, nevojiten kontrolle siguriepër të garantuar minimizimin e rrezikut të ndezjes. Për riparimin e sistemit të ftohjes, duhen ndjekur masat emëposhtme paraprake përpara kryerjes së punimeve në sistem.7.2 PROCEDURA E PUNËSPunimet duhen kryer me procedura të kontrolluara për të minimizuar rrezikun e pranisë së gazeve apo tëavujve të ndezshëm gjatë kryerjes së punimeve.7.3 ZONA E PËRGJITHSHME E PUNËSI gjithë stafi i mirëmbajtjes dhe persona të tjerë që punojnë në terren duhet të marrin udhëzime për natyrëne punës që po kryhet. Duhet të evitohen punimet në hapësira të ngushta. Zona përreth hapësirës sëpunimeve duhet të veçohet. Sigurohuni që kushtet brenda zonës të jenë të sigurta duke pasur nën kontrollmaterialet e ndezshme.7.4 KONTROLLI PËR PRANINË E AGJENTIT FTOHËSZona duhet të kontrollohet me një detektor të përshtatshëm të agjentit ftohës përpara dhe gjatë punimeve,për të garantuar që tekniku të jetë në dijeni të atmosferave potencialisht të ndezshme. Sigurohuni që pajisjete përdorura për diktimin e rrjedhjeve të jenë të përshtatshme për përdorim me agjentë të ndezshëm ftohës,p.sh. pa shkëndija, me izolimin e duhur ose që janë vetë të parrezikshme.7.5 PRANIA E FIKËSIT TË ZJARRITNëse kryhen punime në të nxehtë mbi pajisjet e ftohjes ose në pjesë të tjera përkatëse, duhet të mbanipranë mjetet e duhura zjarrfikëse. Pranë zonës së mbushjes mbani një fikës zjarri me CO 2 ose me pluhur tëthatë.7.6 ASNJË BURIM NDEZJEJEAskush që kryen punime që prekin sistemin e ftohjes dhe që mund të përfshijë ekspozimin e ndonjëtubacioni që përmban apo ka pasur më herët agjent të ndezshëm ftohës nuk duhet të lejohet t'i përdorëburimet e ndezjes në mënyrë të atillë që mund të shkaktojë rrezik zjarri apo shpërthimi. Të gjitha burimet emundshme të ndezjes, duke përfshirë tymosjen e cigareve, duhet të jenë sa më larg nga vendi i instalimit,riparimit, heqjes dhe hedhjes, në të cilin mund të çlirohet agjenti i ndezshëm ftohës në hapësirën përreth.Përpara se të kryhen punimet, zona përreth pajisjes duhet të inspektohet për t'u siguruar që të mos ketërreziqe zjarri apo ndezjeje. Duhet të afishohen tabelat “NDALOHET DUHANI”.7.7 ZONA E AJROSURSigurohuni që zona të jetë në vend të hapur dhe që të ajroset mirë përpara se të ndërhyhet në sistem ose tëkryhet ndonjë punim në të nxehtë. Njëfarë ajrosjeje duhet të vazhdojë gjatë periudhës që kryhet puna. Ajrosjaduhet të shpërndajë në formë të sigurt agjentin e çliruar ftohës dhe mundësisht ta nxjerrë jashtë në atmosferë.7.8 KONTROLLET NË PAJISJET FTOHËSENë rastet ku ndërrohen komponentët elektrikë, këta të fundit duhet të jenë të përshtatshëm për qëllimin dhetë kenë specifikimin e duhur. Udhëzimet e prodhuesit për mirëmbajtjen dhe shërbimin duhen ndjekur në çdokohë. Nëse keni dyshime, konsultohuni me departamentin teknik të prodhuesit për asistencë. Duhen kryerkontrollet e mëposhtme në instalimet që përdorin agjentë të ndezshëm ftohës:7. SHËRBIMI I INFORMIMIT