SQ-177.12 KABLLOTKontrolloni që kabllot të mos i nënshtrohen konsumit, gërryerjes, trysnisë të tepërt, dridhjeve, skajeve tëmprehta apo ndikimeve të tjera negative mjedisore. Kontrolli duhet të marrë gjithashtu parasysh pasojat evjetrimit ose të dridhjeve të vazhdueshme nga burime si kompresorët apo ventilatorët.7.13 DIKTIMI I AGJENTËVE TË NDEZSHËM FTOHËSNë asnjë rast burimet e mundshme të ndezjes nuk duhen përdorur për kërkimin apo diktimin e rrjedhjeve tëagjentit ftohës. Nuk duhet përdorur elektrik halogjen (apo detektor tjetër me flakë të hapura).7.14 MËNYRAT E DIKTIMIT TË RRJEDHJEVEMënyrat e mëposhtme për diktimin e rrjedhjeve gjykohen si të pranueshme për sistemet që përmbajnëagjentë të ndezshëm ftohës. Duhen përdorur detektorë elektronikë rrjedhjeje për diktimin e agjentëve tëndezshëm ftohës, por ndjeshmëria mund të mos jetë e përshtatshme ose mund të nevojitet rikalibrim.(Pajisjet e diktimit duhen kalibruar në zona pa agjentë ftohës.) Sigurohuni që detektori të mos jetë burim imundshëm ndezjeje dhe të jetë i përshtatshëm për agjentin ftohës. Pajisjet e diktimit të rrjedhjeve duhencaktuar në përqindjen e LFL-së së agjentit ftohës, duhen kalibruar sipas agjentit ftohës të përdorur dheduhet konfirmuar përqindja e duhur e gazit (maksimumi 25%). Lëngjet për diktimin e rrjedhjeve janë tëpërshtatshme për përdorim me shumicën e agjentëve ftohës, por përdorimi i detergjenteve me përmbajtjeklori duhet evituar, pasi klori mund të veprojë me agjentin ftohës dhe të gërryejë tubacionin prej bakri. Nësedyshohet për rrjedhje, të gjitha flakët e hapura duhen hequr ose fikur. Nëse vërehet rrjedhje e agjentit ftohësqë kërkon saldim, i gjithë agjenti ftohës duhet nxjerrë nga sistemi ose duhet izoluar (nëpërmjet valvulavembyllëse) në një pjesë të sistemit larg nga rrjedhja. Azoti pa oksigjen (OFN) duhet spastruar në vijim ngasistemi edhe përpara edhe pas procesit të saldimit.7.15 HEQJA DHE NXJERRJANë raste ndërhyrjeje në qarkun e agjentit ftohës për riparime ose qëllime të tjera duhen përdorur procedurakonvencionale. Por është e rëndësishme që të ndiqen praktikat e mira pasi duhet marrë parasyshndezshmëria. Duhet ndjekur procedura e mëposhtme:hiqni agjentin ftohës;spastroni qarkun me gaz inert;nxirrni gazin;rispastroni me gaz inert;hapeni qarkun me prerje ose saldim.Mbushja me agjent ftohtës duhet të rikuperohet në cilindrat e duhur të rikuperimit. Sistemi duhet të shpëlahetme azot pa oksigjen për të garantuar sigurinë e njësisë. Mund të nevojitet që ky proces të përsëritet disa herë.Nuk duhet përdorur ajër i komprimuar apo oksigjen për këtë punë.Shpëlarja duhet të kryhet duke hequr vakuumin nga sistemi me anë të azotit pa oksigjen dhe duke vijuar membushjen derisa të arrihet presioni i punës, në vijim duke e çajrosur atmosferën dhe duke e zbrazur së fundideri në vakuum. Ky proces duhet të përsëritet derisa të mos mbesë më agjent ftohës në sistem.Kur të përdoret mbushja e fundit me azot pa oksigjen, sistemi duhet të çajroset deri në presionin atmosferikqë mundëson kryerjen e punës. Ky veprim është i rëndësisë kritike nëse në tubacion do të kryhen punimesaldimi. Sigurohuni që dalja e pompës së vakuumit të mos mbyllet në burime ndezjeje dhe që të ketë ajrosje.7. SHËRBIMI I INFORMIMIT