48Mbajtja e karburantitKërkohet kujdes maksimal gjatë mbajtjes së karburantit. Karburanti mund tëpërmbajë substanca të ngjashme me tretësit. Mbushjen me karburant kryejeninë një dhomë të ajrosur mirë ose në ambient të hapur. Mos thithni avujkarburanti dhe shmangni çdo kontakt të karburantit ose vajit me lëkurën tuaj.Produktet e vajit mineral ju thajnë lëkurën. Kontakti i zgjatur i këtyre produkteveme lëkurën do të shkaktojë tharjen e tepërt të lëkurës, gjë e cila mund të sjellëlloje të ndryshme sëmundjesh së lëkurës. Përveç kësaj, mund të ketë dhereaksione alergjike.Sytë mund të acarohen kur hyjnë në kontakt me vajin. Nëse ju futet vaji në sy,lajini menjëherë me ujë të pastër. Nëse sytë i keni ende të acaruar, shkonimenjëherë te mjeku.Përzierje e vajit dhe karburantitMotori i prerësit të shkurreve është një motor me dy kohë, me efikasitet të lartë.Ai vihet në punë nga një përzierje e karburantit me vajin e motorit me dy kohë.Motori është projektuar për karburant të rregullt pa plumb me vlerë minimale tëoktanit prej 91 RON.Për të arritur performancë optimale të motorit dhe për të mbrojtur shëndetin tuajdhe mjedisit, përdorni vetëm karburant pa plumb!Për të lubrifikuar motorin, shtoni vaj motori me dy kohë (shkalla e cilësisë: JASOFC ose ISO EGD) në karburant. Motori është projektuar për të përdorur vajmotori me dy kohë, të specifikuar në një raport përzierjeje 50:1 për të mbrojturmjedisin.Përveç kësaj, me përdorimin e këtij raporti përzierje garantohet jetëgjatësi emadhe shërbimi, e shoqëruar nga funksionimi i besueshëm dhe emetimeminimale. Funksionimi i besueshëm i prerësit të shkurreve nuk mund tëgarantohet nëse nuk ndiqet rreptësisht ky raport përzierje 50:1 (vaj specifikmotori me 2 kohë).Raporti i duhur i përzierjes:Benzinë: Vaj motori i specifikuar me dy kohë = 50: 1 oseBenzinë: Për vajin e motorit me dy kohë i prodhuesve të tjerë = 25: 1rekomandohetSHËNIM: Për të përgatitur përzierjen karburant-vaj, në fillim përzieni gjithësasinë e vajit me gjysmën e sasisë së kërkuar të karburantit, më passhtoni karburantin e mbetur. Tundeni mirë përzierjen përpara se tahidhni në depozitën e prerësit të shkurreve. Për të garantuarfunksionimin e sigurt, mos shtoni më shumë vaj sesa sasia especifikuar. Kjo do të rezultojë vetëm në një prodhim të lartë tëmbetjeve nga djegia që do të ndotin mjedisin dhe do të bllokojnëkanalin e shkarkimit në cilindër, si edhe në marmitë. Përveç kësaj,konsumimi i karburantit do të rritet dhe performanca do të ulet.Mbushja me karburantMotori duhet të fiket.– Pastroni mirë zonën rreth kapakut të depozitës së karburantit (2) për tëparandaluar që pluhuri të futet në depozitë (1).– Lironi kapakun e depozitës të karburantit (2) dhe mbusheni depozitën mekarburant.– Vidhoseni fort kapakun e depozitës së karburantit (2).– Pastroni vidhën në kapakun e depozitës së karburantit (2) dhe depozitën pasmbushjes me karburant.Ruajtja e karburantitKarburanti nuk mund të ruhet për një periudhë kohe të pakufizuar.Blini vetëm sasinë që kërkohet për një periudhë funksionimi prej 4 javësh.Përdorni vetëm enë të miratuara për ruajtjen e karburantit.Karburanti/RimbushjaRespektoni Udhëzimet për sigurinë në faqen 39.20 cm 3 40 cm 3100 cm 3 200 cm 3200 cm 3 400 cm 31000 cm 3 (1 litër)5000 cm 3 (5 litër)10 000 cm 3 (10 litër)50:1 25:1Benzinë+Ташев-Галвинг ООДwww.tashev-galving.com